Një mësuese nga Alabama, e cila më parë ishte shpallur “Mësuesja e Vitit” në gjimnazin ku punonte, i dha fund jetës 1 ditë pasi u arrestua për “marrëdhënie seksuale me dy nxënës të mitur”.

Sipas New York Post , duke cituar një raport të AL.com, 44-vjeçarja Leslie Gillespie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar.

Gruaja besohet të ketë qëlluar veten me një karabinë rreth 24 orë pasi u arrestua për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ndiqnin shkollën e mesme ‘RA Hubbard’ dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç, thekson gazeta.

Megjithëse raporti përfundimtar i autopsisë nuk është njoftuar ende, të gjitha indikacionet tregojnë se vdekja e 44-vjeçares ishte rezultat i vetëvrasjes.