Seleksionuesi dhe kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski dhe Goran Pandev, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Ukrainës e kanë shkelur kovid-protokollin i cili është shumë rigoroz.
Maqedonia, dje ka shënuar humbje nga Ukraina me rezultatin 2-1. Me këtë humbje si dhe me fitoren e Holandës kundër Austrisë, Maqedonia e Veriut u bë shteti i parë i cili është eliminuar nga evropiani.
Më 21 qershor Maqedonia e Veriut e luan ndeshjen e tretë dhe të fundit kundër Holandës.
Angellovski dhe Pandev, me bashkëshortet, kanë qenë në një restorant luksoz. Momentin e kanë kapur mediat rumune.
Do të shohim se si dhe a do të reagoj UEFA për shkak shkeljes së rregullave dhe protokolleve.