Kufizimi I lëvizjes, mësimi online, karantina si dhe mungesa e socializmit ka ndikuar negativisht në gjendjen mendore të fëmijëve. 25% e profesorëve në shkollat e mesme si dhe 18% e mësuesve nëpër shkollat fillore kanë vërejtur shqetësim dhe stres tek nxënësit pas fillimit të mësimit në distancë. Studimi i realizuar nga Finance Think dhe UNICEF tregon se ndër të tjera pandemia si dhe mësimi në distancë ka rritur dukshëm depresionin dhe ankthin tek fëmijët. Më e ndjeshme situate paraqitet tek fëmijët e kategorive të rrezikuara financiarisht si dhe tek ata me nevoja të posaçme derisa prindërit dhe mësimdhënësit të ndarë për mësimin online.

Posaçërisht tek grupet më të prekura janë treguar vështirësi më të mëdha deri te qasja në mësim. Një pjesë e nxënësve rom dhe e atyre që jetojnë në zona rurale nuk kanë aspak qasje e as mundësi të kyçet në internet. Po ashtu fëmijët me nevoja të posaçme të cilëve iu nevojitet teknologji specifike për të ndjekur mësimin kanë pasur vështirësi për të ndjekur mësimin. Problemet më të shpeshta që janë paraqitur nga mësuesit dhe nga prindërit është mungesa e pajisjeve adekuate teknologjike që e kanë në shtëpi. Si dhe mungesa e pajisjeve dhe internetit, që ka pamundësuar mësimin kualitativ – deklaroi Ana Tomovska Misoska, Profesore në UACS.

Përfaqësuesja e UNICEF në Shkup Patricia Di Xhovani tha se fëmijët janë ndër viktimat më të mëdha të pandemisë, edhe pse nuk kanë qenë më të prekurit nga Kovid19. Studimi ka treguar se pandemia mund të ketë ndikim të përjetshëm tek fëmijët.

Me mbi një vit bllokime, klasa të zbrazura, shërbime të ndërprera, humbje të mjeteve jetësore familjare, jeta e fëmijëve ka ndryshuar në përmasa të thella. Të gjithë fëmijët e të gjitha moshave janë prekur, por në rastin e fëmijëve më të prekur – vulnerabil pandemia dhe pasojat e saja socio-ekonomike i kanë përkeqësuar dobësitë dhe vështirësitë e mëparshme. Pa investime shtesë në masa për ta rivendosur qasshmërinë në shërbimet vitale të mbrojtjes, arsimit dhe shëndetësisë, pandemia mund të ketë një ndikim të përjetshëm tek fëmijët – tha Patricia Di Xhovani, Përfaqësuesja e UNICEF në Shkup.

Sipas këtij hulumtimi, 16.000 fëmijë brenda territorit të Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë.

Vjollca Aliti