Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka thënë se ShBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.

Përmes një konference për medie, Palmer tha se ShBA është e përfshirë në mënyrë aktive në dialogun. Megjithatë sipas tij nuk varet nga ShBA dhe BE për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog.