Pas dënimit të kriminelit serb, Ratko Mlladiq për krimet e kryera në Bosnje, ka ardhur edhe reagimi i Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se vendimi i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për ridënimin e kriminelit të luftës së Bosnjës, Ratko Mlladiq, do të hyjë në histori si rast i rrallë kur drejtësia jepet.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë i drejtësisë së dhënë, por rajoni ka një rrugë të gjatë përpara që t’u sigurojë gjithashtu drejtësinë të mbijetuarve dhe familjeve të të zhdukurve”.

Osmani në cicërimën e saj në Twitter ka cituar edhe kreun e shtetit amerikan, Joe Biden.

“Me fjalët e tij, drejtësia dhe pajtimi janë themeli për paqe dhe stabilitet”.