Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot do të merr pjesë në video takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, si përgatitje për Samitin e NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 4 qershor 2021, e në të cilin Republika e MAqedonisë së Veriut, për herë të parë do të merr pjesë si vende anëtare.

Temat që do të diskutohen nga Ministrat e Punëve të Jashtëm, janë në fokusin e agjendës NATO 2030, respektivisht rrumbullakim i harmonizimeve që po bëhen me qëllim sjelljen e vendimeve të rëndësishme në Samitin vijues: përforcimi i unitetit dhe solidaritetit, përshpejtimin e adaptimit vijues drejt rrumbullakimit të ri strategjik dhe definimit të drejtimit strategjik të Aleancës për dekadën e ardhshme, që janë elemente bartëse të këtij procesi të përgjithshëm, të orientuar drejt të ardhmes së Aleancës.

Ministrat, gjithashtu, do t’i referohen edhe çështjeve kryesore strategjike në kontekst të rrethanave në Afganistan dhe angazhimin ardhshëm të Aleancës pas vendimit për tërheqjen e forcave aleate, si dhe në lidhje me stabilitetin më të gjerë rajonal.