Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër në Bratisllavë do të merr pjesë në Forumin e sigurisë globale “Globsec 2021”, ku do të ketë fjalim në temë: “Evropa gjeopolitike në udhëkryq: Ballkani Perëndimor në erën post- covid 19”.

Osmani së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Sllovenisë, Radman dhe Llogar, të shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor do t’i hapin çështjet për të gjithë sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, me theks të veçantë, me theks të veçantë në kontekstin gjeopolitik drejt perspektivave evropiane.

Gjatë kohës së vizitës së punës në Bratisllavë, është paraparë që Osmani të realizojë takim bilateral me kolegun slloven Llogar, në pragë të marrjes së kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Republikës së Sllovenisë.

Forumi i sivjetëm “Globsec 2021” mbahet nën moton “Hajde ta ndryshojmë botën ka e mira”, ndërkaq temat e diskutimit janë të fokusuara në ndikimin e krizës nga covid- 19 mbi shumë fusha të jetës shoqërore, ekonomike, sociale dhe politike, si dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në periudhën që vijon.

Në Konferencë do të marrin pjesë Kryetarë shtetesh dhe qeverish, Ministra të Punëve të Jashtme, delegacione parlamentare, përfaqësues të komunitetit të bizneseve, si dhe përfaqësues të shumtë të Organizatave ndërkombëtare me ndikim dhe think- tank organizata nga Evropa dhe bota.