Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto do të hapin Konsullin e Nderit të Hungarisë në Shtip, që me juridiksion përfshinë të gjithë rajonin lindor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të priten nga ana e Konsullit të ri të nderit në Shtip, Danella Arsovska.

Pas mbarimit të ceremonisë në hapjen e Konsullit të Nderit, Ministrat do të marrin pjesë edhe në biznes forumin ku në tavolinën e njëjtë do të ulen kompani nga të dyja vendet, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë.