Koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po shqyrton seriozisht garimin në zgjedhjet lokale me kandidatë nga diaspora, në të paktën tre komuna. Siç ka arritur të mësojë in7, aktualisht po bëhen edhe anketimet më të detajuara brenda për brenda, me qëllim që në fund të dalin me kandidatin më të përshtatshëm.

Edhe pse ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete mes dy komisioneve të të dy partive në koalicion, për t’i ndarë komunat dhe kandidatët e mundshëm, jozyrtarisht mësohet se për tre nga komunat ku do të garojnë, kanë një pajtim të përgjithshëm se duhet të dilet me kandidat nga diaspora. Kjo duke e patur parasysh edhe profilin e kandidatëve që janë duke u konsideruar dhe karakteristikat e atyre komunave.

Komunat për të cilat ka një pajtim brenda koalicionit për kandidat të mundshëm prej diasporës janë: Kërçova, Struga dhe Tearca.