Në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidenti italian, si kreu i një prej shteteve që ka vuajtur më shumë prurjet e tyre, iu drejtua të pranishmëve në eventin e rastit me fjalët se “Mbrojtja e jetës njerëzore, shpëtimi i refugjatëve, mbështetja për te munduarit në krizat humanitare dhe mirëpritja e më të rrezikuarve, janë angazhime të cilat Republika Italiane, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, nuk i ka lënë kurrë pas dore, madje edhe në kohët e fundit të pandemisë”.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mbi 80 milionë persona janë në arrati, ndërkohë që deri me sot, organizata u ka ardhur në ndihmë gati 100 milionë individëve.

“Në këtë pikë kemi kontribuar të gjithë”, shtoi Matarrella, “edhe njerëzit më të thjeshtë”, të cilët i falënderoi përzemërsisht, pa harruar Organizatat e Shoqërisë Civile dhe institucionet fetare që sipas presidentit me bujarinë e tyre bëjnë më të mirën në Itali për të ndihmuar refugjatët.