Bujqit duhet të ndalojnë urgjentisht me përdorimin e pesticideve për rritje më të shpejtë të frutave dhe perimeve, sepse të njëjtat përbëjnë rrezik të madh për shëndetin, alarmon nutricionistja Valbona Kadriu. Sipas saj, frutat dhe perimet mund të pastrohen nga pluhuri përmes ujit dhe jo gjithmonë plotësisht. Mirëpo pesticidet që përdoren për rritjen e tyre përfundojnë në organizmin e njeriut dhe mund të shkaktojnë edhe sëmundje. Më shumë rrezikohen fëmijët, të sëmurët kronik dhe gratë shtatzëna.
“Mirëpo duhet të themi se përdorimin e një sasie të madhe uji për t’i pastruar, frutat humbin edhe vitaminat. Domethënë kemi thikë me dy tehe. 02:45 Tek bulmetet dhe tek produktet e mishit, rreziku është edhe më i lartë. Përveç se mund të kenë ndotje fizike, mund të kemi edhe ndotje mikrobiologjike apo bakteriale. Sidomos tek bulmet dhe produktet e mishit në temperatura të larta, rreziku për zhvillim të baktereve është shumë shumë i madh. 03:07 Ndotja e këtyre produkteve mund të jetë fatalet tek të rriturit, e sidomos tek fëmijët, personat me sëmundje kronike ose gratë shtatzëne.”- thotë Valbona Kadriu- nutricioniste.
Ky problem që deri tani ka mbetur i pa zgjidhur, sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të zgjidhet së shpejti. Sipas tij, ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit muajin e ardhshëm do të dorëzohen në Qeveri dhe Kuvend.

 “Tashmë përgatisim ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe në pjesën për sigurinë e produkteve. Aty theksohen standardet fikse që duhet të plotësohen dhe njëkohësisht theksohet në cilat dyqane mund të shiten produkte të caktuara.”- pohoi KRESHNIK BEKTESHI- MINISTËR I EKONOMISË.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, brenda një viti rreth 600 milion njerëz në botë sëmurën, ndërsa 420 mijë vdesin për shkak të konsumimit të ushqimeve të pasigurta, të kontaminuar me toksina, pesticide dhe lëndë kimike.

Përgatiti: Evi Shkopi