Një klient i restorantit të njohur Jollibee ka pohuar se i është shërbyer një ‘peshqir i skuqur’ në vend të pulës që kishte porositur për djalin e saj. Alique Perez thotë se në vend që t’i vinte pula e famshme Filipineze, i erdhi diçka e neveritshme në pjatë.

Ajo shkroi në Facebook: “Ne kishim porositur tek Jollibee mish pule për tim bir, dhe teksa e shpova me pirun për të ngrënë pak, vura re se ishte shume e vështirë për t’u ndarë . U përpoqa ta hapja me duar dhe gjeta një “peshqir të skuqur.” Kjo është me të vërtetë shqetësuese… Si dreqin e fusni peshqirin në brumë dhe madje edhe e skuqni?!”

Si rrjedhojë, restorant u mbyll për 3 ditë për t’u rihapur sërish, me kush që të rishikojë standardet e kushteve të gatimit.