Nuk do të ketë ndërprerje të procesit të vaksinimit, pavarësisht se numri I vaksinave që janë në dispozicion është I paktë. Megjithëse gjatë kësaj jave intensiteti I vaksinimit do jetë më I ulët krahasuar me javën e shkuar, ndërsa nga java e ardhshme pritet arritja e sasive tjera të vaksinave, me çka pritet të ketë rikthim të dinamikës së procesit të imunizimit.

Për Sputnik dhe Sinovak ende nuk kemi data të sakta. Na thanë se do vijnë në fund të majit, por ja që nuk erdhën. Unë dje bisedova me ambasadorin rus, dhe e mori përsipër të komunikojë me Institutin në Moskë. Njoftimi për Sinovakun është fillime I muajit Qershor, gjegjësisht 10 ditët e para. Imunizimi nuk do ndërpritet, pardje arritën Pfizer vaksinat, ata do të shpërndahen gjatë javës presim edhe vaksina tjera para së gjithash nga Bullgaria dhe Greqia”- deklaroi Venko Filipce, Ministër I Shëndetësisë.

Në shumicën e pikave të vaksinimit, bëhet rivaksinimi i atyre që kanë pranuar dozën e parë. Ndërkaq deri tash janë vaksinuar rreth 237.000 qytetarë nga mbi 433.000 të paraqitur. Ndërkohë numri I rasteve të reja Brenda 24 orëve të fundit me Kovid është 37 ndërsa janë shëruar 90 pacientë.

Instituti I Shëndetit Publik

“Pozitive janë 220 raste nga 24 qytete të vendit që është rënie prej 40,4% krahasuar me javën e shkuar. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 0,2% deri më 2,0%. Numri më I madh I rasteve të reja janë regjistruar në Shkup. Janë raportuar 24 raste të vdekjes nga 9 qytete të vendit, që është 35,1% më pak se javën e kaluar”

Që nga fillimi I pandemisë e deri më tash janë regjistruar 155.304 raste me Kovid, 148.798 të shëruar, ndërkaq 5,423 viktima. Për momentin numri I rasteve aktive është 1,083. Që nga fillimi I pandemisë e deri më tash numri më I lartë I regjistruar Brenda një dite ka qenë më datë 30. Mars 2021 ku të infektuar ka pas 1,513 persona.

Vjollca Aliti