Partitë e opozitës izraelite kanë arritur marrëveshje për të formuar qeverinë e re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se marrëveshja e koalicionit të unitetit u arrit me sukses.

Sipas një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër përpara se t’i dorëzohej Z. Lapid.

Në një deklaratë, Lapid tha se e kishte informuar Presidentin Reuven Rivlin për marrëveshjen, duke shtuar: “Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë.

“Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite.”