Analisti politik Mahi Nesimi në emisionin “ENTER” tha se Maqedonia e Veriut ka nevojë për reformë zgjedhore rrënjësore.

Ai tha se nga viti 90’ kur është vendosur sistemi shumëpartiak vendi nuk ka bërë reformë zgjedhore.

“Në Maqedoni janë bërë mbi 30 ndryshime të Ligjit për zgjedhje por asnjëherë gjithmonë janë bërë ndryshime kozmetike. Është ndryshuar një nen, një çështje, asgjë tjetër. Maqedonia ka nevojë për reformë rrënjësore zgjedhore. Me atë reformë do të eliminohen shumë gjëra të çuditshme që ndodhin në këtë shtet”, tha Mahir Nesimi.

Ai tha se as ministria e Drejtësisë nuk ka bërë debat me ekspert për reformat që realisht duhet të ndodhin për të pasur reformë të vërtet zgjedhore.

“Për të patur një sistem të mirëfilltë politik, në radhë të parë duhet të zgjidhni një model të mirë zgjedhor. Maqedonia ka nevojë për ndryshime rrënjësore politike. Ata ndryshime mund ta kenë te mënyra e zgjedhjeve”, tha mes tjerash Mahi Nesimi.

Nesimi tha se vendi nuk duhet të jetë peng i modelit të Dontit, por që duhet të gjej model që i përshtatet vendit.