Mëngjein e sotëm në rrugën Prilep – Gradsko, në një kamion mallrash me targa të Shqipërisë policia ka kapur 50 kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 200,000 euro. Destinacioni përfundimtar ishte Greqia, ndërsa është arrestuat dhe një person, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski.

“Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me marijuhanë pe peshë të përgjithshme prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës kap vlerën e 200.000 eurove. Shoferi është privuar nga liria”, thonë mes tjerash nga MPB.