Në Kuvend sot u mbajtën vazhdime të pesë seancave parlamentare, 29-të, 30-të, 34-të, 39-të dhe 41-tënë të cilat u miratuan disa vendime ligjore, për të cilat debati kishte mbaruar më herët, por ato nuk u votuan sepse nuk kishte kuorum.

Disa nga ligjet që u votuan, ishin me procedurë të shkurtuar, disa me të rregullt, ndërsa disa prej ligjeve u dhanë viza për shqyrtim të mëtejshëm.

Nga seanca e 29-të dhe e 30-të, mbeten nga dy pika për të cilat do të diskutojnë organet amë.

Në seancën e 41-të, midis pikave janë edhe interpelancat për Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin për Luftë kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski, të paraqitura nga deputetë nga opozita, por ato nuk erdhën në rendin e ditës.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, hapi debat mbi propozim-ligjin për arsimin e të rriturve, në leximin e parë, për të cilin u paraqitën për fjalë tre deputetë. Me shpjegim se në sallë nuk është i pranishëm një përfaqësues i qeverisë, kryetari Xhaferi e ndërpreu seancën e 41-të dhe tha se për vazhdimin e sa deputetët do të informohen shtesë.