Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka qenë sot në Gajre për të parë nga afër një tjetër projekt të përfunduar informon Tetovasot

Në këto zonë të Malësisë së Tetovës, Gajre ka mbaruar ndërtimi i fazës së parë të rezervoarit akumulues për ujë të pijshëm, me kapacitet 300m3 dhe kosto të përgjithshme prej 4.13 milion denarë!

Arifi me këtë rast ka bërë të ditur se me këtë projekt përveç rezervoarit është paraparë edhe ndërtimi i sistemit për filtrim dhe klorifikim të ujit!

Me përfundimin e këtij impianti i cili do të përdorë ujin nga dy burimet sipër fshatit, do të përfundojë problemi i furnizimit me ujë për pije për banorët e vendbanimit Gajre! TETOVASOT