Policia ka vënë në pranga dy shtetas në Durrës për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”. P. M., 32 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge ka ndërtuar një lokal pa leje, ndërsa A. P., 35 vjeç kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike.

Vihen në pranga dy shtetas, për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtim toke”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që ndërtojnë pa leje apo zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. M., 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një objekt (lokal), pa lejen e organeve komentete, me qëllim përfitimi.
A. P., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë ndërtim ose veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin./albeu.com