Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 384.466 doza të vaksinave, ndërsa 139.053 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 15.756 qytetarë.

Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.255 qytetarë. Dje në total janë vaksinuar 14.282 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 440.213 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /SHENJA/