Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 masa, prej të cilave 46 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, tre për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Janë shqiptuar 15 dënime për përdorim të telefonit, 16 për motoçiklistët, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 63 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi