MPB-ja përmes një komunikate njofton se në orën 03.49 në mëngjes, sipas një denoncimi paraprak dhe në bazë të një urdhëri gjyqësor, zyrtarë të policisë së SPB-Shkup kanë kryer kontrolle në shtëpinë e 24 vjecarit V.M nga Shkupi. Gjatë kontrollit, përvec V.G, janë gjetur edhe 13 persona të tjerë (tre të moshës madhore dhe 10 të mitur të moshës 16 dhe 17 vjecare) dhe është konstatuar se nuk respektohen masat për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Peronat janë ndaluar në stacionin policer dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të dorëzohet kallëzim sipas Nenit 206 të Kodit Penal – “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” – thuhet në komunikatën e MPB-së.