Jose Mourinho thuhet se ka folur me Sergio Ramosin dhe Roma po konsideron të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin spanjoll.

35-vjeçari u largua nga Real Madridi pas 16 vitesh dhe ka qenë i lidhur me gjysmën e Evropës deri më tani, përfshirë Milanin në Serie A.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Roma po mendon gjithashtu se si ta joshin veteranin për t’u transferuar në Olimpico.

Ish-trajneri i tij, Mourinho e ka marrë detyrën e trajnerit këtë verë dhe të dy folën në telefon pasi mbrojtësi i Los Blancos kishte konfirmuar largimin nga Bernabeu.

Spanjolli ka fituar Kupën e Botës dhe dy Kampionate Evropiane me Spanjën, por nuk u zgjodh për Euro 2020, dhe më pas kontrata e tij me Real Madridin nuk u rinovua.

Raporti pretendon se ishte një bisedë midis miqve në një ditë të vështirë për ish-kapitenin, por gjithashtu një mundësi për të folur për të ardhmen.

Mourinho shpreson të bindë ish-lojtarin e tij për të lëvizur në kryeqytetin italian, por pengesa e parë për Romën do të ishin kërkesat e lartë e pagës.