Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të veriperëndimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 20 deri në 29 gradë celsius.
Deri ditën e shtunë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave.

Të dielën pasdite pritet të ketë reshje lokale të shiut.