Franca ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme kundër Gjermanisë në Grupin F në kuadër të ‘Euro 2020’.

Les Bleus regjistruan fitore minimale prej 1-0 me një autogol të shënuar nga Mats Hummels në minutën e 20-të të takimit.

Megjithatë, gjatë ndeshjes nuk munguan edhe disa momente kundërthënëse gjatë tensioneve ndërmjet lojtarëve.

Një situatë e tillë ishte kur mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, dukej sikur e kafshoi mesfushorin francez, Paul Pogba, në shpinë – gjë që u vërejt edhe nga reagimi i tij.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, dy lojtarët ishin pranë njëri-tjetrit, ndërsa futbollisti i Chelseat e vuri fytyrën në shpinën e lojtarit të Manchester Unitedit, ndërsa reagimi i francezit ishte i menjëhershëm.

Sidoqoftë, përkundër protestave të Pogbas, gjyqtari nuk kërkoi ta rishikonte situatën përmes VAR-it.