Rritja e çmimit të artikujve të caktuar ushqimorë është kalimtare dhe shkaktohet nga rritja e çmimeve të naftës, shpjegon në bisedën e saj për emisionin Magazina Ekonomike, Zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska. Sipas saj, rritja e çmimit të ushqimit është përqendruar në disa produkte dhe pritet të jetë kalimtare.

Nuk është rritje e shpërndarë midis të gjitha produkteve ushqimore, është e përqendruar te disa, siç është çmimi i vajit për gatim, pra çmimet që janë të ekspozuara ndaj këtyre ndikimeve globale. Por më lejoni të përmend që këto ndryshime në çmimet e energjisë dhe çmimet e mallrave, të paktën tani për tani, konsiderohen globale në bazë të përkohshme, ato nuk pritet të kenë ndikim të zgjatur dhe ta risin inflacionin në periudhën që do të vijë. Në vitin 2022, çmimet e të gjitha produkteve kryesore në tregjet globale pritet të ulen edhe ato të naftës edhe të ushqimeve,” tha Mitreska.