Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij, do të dorëzoj amendamente në lidhje me propozim Ligjin për shtetësi.

Ai shton se në lidhje me ligjin për shtetësi nuk është realizuar takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev. Sipas tij, askush nuk i ka informuar se cfarë përmban marrëvëshja mes Zaevit dhe opozitës shqiptare.

“Deputetët i kanë marrë amendamentet në mënyrë zyrtare nën suaza të procedurave parlamentare, i kemi parë, dhe në bazë të marrëveshjes mes Zoran Zaevit dhe Aleancës dhe Alternativës, ne do të propozojmë amendamente tona, që mendojmë që duhet të jenë në këtë ligj”, ka bërë të ditur kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski.