Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk Kuvendin e degës në Studeniçan, ka thënë se partitë tjera kur janë në hall të madh e kopjojnë programin e partisë që drejton. Megjithatë, ai tha se akoma nuk janë kryer problemet e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Unë nuk jam dhe s’do të jem kurrë si Ali Ahmeti, as si BDI-ja dhe si të tjerët. Vetë formulimi i Ali Ahmetit dhe BDI-së me flamurin me ngjyrë të gjelbër apo jeshil që ka të bëjë me ekologjinë flet për një joseriozitet shumë të madh të atij, të asaj partie dhe atyre funksionarëve.

Ata kanë harruar se karriget ku i kanë i kanë siguruar me gjakun e shumë djemve të rinj që i kanë thirrur për kryengritje në vitin 2001, e jo për ngjyrën e gjelbër, jo për livadh, por për realizimin e interesave të shqiptarëve.

Interesat e shqiptarëve nuk janë realizu. Nëse nuk e din Ali Ahmeti, i tregon PDSH-ja, ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, menjëherë të largohet ai 20 përqindshi dhe të shkruajë populli shqiptar dhe gjuha shqipe. Normalisht se me këtë rumbullaksohen interesat e shqiptarëve”, është shprehur Thaçi ndër të tjera.