Autoritetet në Meksikë vendosën të rishohin numrin e viktimave në vend që ka shkaktuar koronavirusi duke e shtuar bilancin me 4272 humbje jete të tjera.

Që nga nisja e pandemisë në Meksikën e goditur rëndë, mbi 227 mijë persona kanë humbur jetën.

Prej momentit që në vendin me 126 milionë banorë bëhen shumë pak teste, qindra banorë kanë vdekur në shtëpitë e tyre pa bërë asnjë tampon.

Në këtë mënyrë, qeveria po kërkon në certifikatat e vdekjeve nëse ka referime të simptomave të lidhura me Covid.

Një ditë më parë edhe Peruja rivlerësoi numrin e viktimave nga pandemia duke u bërë vendi me vdekshmërinë më të lartë për numër banorësh.