Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur faqe të re për informim në të cilën mund të sigurohen të dhëna në lidhje me reformat që krijohen dhe implementohen në arsimin fillor, në përputhje me planin për ndryshime dhe përparimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar .

Në www.osnovnoobrazovanie.mon.gov.mk mediet dhe qytetarët mund të informohen për të gjitha aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të cilat MASH-i dhe institucionet tjera kompetente në fushën e arsimit po zbatojnë, gjegjësisht planifikojnë me qëllim modernizimin e bazës së sistemit arsimor në vend dhe ecjen me kohën me standardet e cilësisë të cilat i vendosin vendet nga bota e zhvilluar.

Ueb faqja përmban shpjegim të hollësishëm sqarim të përmbajtjes së planit për reformën e arsimit fillor, ndërsa publikisht janë shpallur të gjitha dokumentet në lidhje me ndryshimet, si Koncepti për arsimin fillor, programet mësimore të reja dhe standardet kombëtare në bazë të të cilës janë përpunuar, por edhe rregullorja ekzistuese dhe ligjore e cila është në fazë të përgatitjes ose tashmë gjendet në procedurën e kuvendit për miratim. Gjithashtu, në menu të veçantë mund të gjeni edhe përgjigje për të gjitha dilemat dhe pyetjet më shpesh të bëra në publik për aspekte të caktuara të ndryshimeve.

MASH-i vazhdon të jetë institucion e cila respekton parimin e transparencës dhe përgjegjësisë në punë, si institucion i hapur për bashkëpunim me të gjithë individët dhe grupet që kanë për qëllim të japin kontribute konstruktive në krijimin e ndryshimeve që duhet të ndodhin në interes të krijimit të gjeneratave me cilësi dhe të përgatitura mirë.