Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se janë paguar mjetet për bursa të nxënësve dhe të studentëve për qershorin e vitit 2021.

“Të gjithë përfituesit e bursave të cilat I ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nxënësit e shkollave të mesme, studentët e regjistruar në studime universitare në institucionet e arsimit të lartë në vend, si dhe studentët e regjistruar në një nga universitetet më të mira në botë sipas renditjes së Shangait në transaksionet e tyre e kanë marrë bursën për qershorin”, kumtoi MASH.

Ministria shton se kjo praktikë e pagesës së rregullt mujore të mjeteve për bursa të nxënësve dhe studentëve të vendosur në fillim të vitit 2021, do të vazhdojë të realizohet në periudhën e ardhshme, si një motiv dhe mbështetje për nxënësit dhe studentët në procesin e edukimit të tyre.