Në lidhje me rastin e marihuanës që u kap dje në malet e Tetovës, janë paraburgosur tre persona nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, është caktuar masa e paraburgimit për 24, 26 dhe 30-vjeçarin, të cilët gjatë ditës së djeshme u kapën në malin e Tetovës, në një vend ku ishin mbjellë rreth 100 rrënjë marihuanë.

Ata për 30 ditë do të qëndrojnë në Burgun e Shuto Orizares në Shkup.