Marrëveshja e Prespës është shumë e qartë, emir ynë kushtetues është Republika e Maqedonisë së Veriut, megjithatë me marrëveshjen ne kemi kemi të drejtën e pakontestueshme të përdorimit të kodeve MKD dhe MK. Ne plotësisht jemi obliguar he qëndrojmë në zbatimin konsekuent të marrëveshjes, thotë ministri I Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Duke e komentuar reagimin e Greqisë për kodet që përdoren në Kampionatin evropian të futbollit, Mariçiq dje në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5, potencoi se pozitat e Qeverisë janë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

“Është e pakontestueshme e drejta jonë për t’I përdorur kodet MKD dhe MK, përndryshe, po të mos ishte aq e sigurt, UEFA si organizuese e Kampionatit evropian nuk do të lejonte të përdoren”, tha mes tjerash Mariçiq.

Ai shtoi se në këto moment nevojitet më pak politikë, e më shumë sport dhe se Qeveria, shteti dhe federate nuk do të bëjnë provokime të qëllimshme në kontekst politik.