Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të enjten se NATO-ja duhet t’i bëjë të qarta prioritetet e saj strategjike.

Këtë deklaratë, Macroni e ka bërë gati një vit pasi kishte deklaruar se aleanca trans-Atlantike ishte “tru-vdekur”.

“Duhet të dijmë se kush janë armiqtë tanë dhe ku janë ata. NATO-ja ka nevojë të ketë një strategji sa i përket raportit me Rusinë, derisa Kina nuk duhet të jetë prioritet i aleancës”, ka deklaruar Macroni gjatë një konference për media.

Aleatët e NATO-s do të mblidhen në një samit që do të mbahet në Bruksel, javën e ardhshme.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens, Stoltenberg, kishte propozuar në muajin shkurt të këtij viti që vendet anëtare të NATO-s të kontribuonin me më shumë para në buxhetin e aleancës. Deklarata e Stoltenbergut kishte ardhur si kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat patën deklaruar se aleatët evropianë të NATO-s nuk kontribuojnë sa duhet në mbrojtjen e tyre.