Shkruan Luan Asllan Dibrani
Rrahagjoksët politik manipulim dhe humbje e miliona eurov në zhvendosjen e stadiumit nacional?
Rregullat ndërkombëtare janë që çdo stadium ta njeh ne bazë të qyteteve madhore e kryeqyteteve e jo nëpër fshatra siç është rasti i fshatit Koreticë qe nuk i përket zonës së Prishtinës!
Zhurmë e madhe po bëhet rreth ndërtimit të stadiumit nacional të Kosovës. Gjithë kjo po bëhet pasi që gjate gjithë kohës nuk pati stabilitet politik dhe qeveri të qëndrueshme?

Fillimisht, vendi ku ishte caktuar lokacioni i stadiumit ishte në periferi afër shtatit Bernicë të Prishtinës . Ish presidenti Hashim Thaçi, në kohën kur ishte kryeministër më 18 mars të 2014, në mbledhjen e qeverisë, kishte marrë vendim që të fillojnë procedurat për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës sipas nevojave aktuale qe ma Kosova u pranua edhe në UEFA…

Mirëpo ish qeveritë e Kosovës ato u ndërruan dhe ne shenj mospërfillje me vendimet paraprake filluan me i prish planet, madje edhe me brryle e me muskuj ku konkretisht ish kryeministri, Ramush Haradinaj, me 4 dhjetor të vitit 2017, në mbledhjen e qeverisë kishte marrë vendim që zona ekonomike e Drenasit, të caktohet si lokacioni për ndërtimin e stadiumit!!! Sa qesharake edhe injoruese ?
Rrahagjoksët politik manipulim dhe humbje e miliona eurov në zhvendosjen e stadiumit nacional?
Po si manipulohet aq lehtë me dhjetëra miliona vendosje,zhvendosje te “Stadiumit Olimpik kombëtar të Kosovës,kur lokacion i “ Bërnicës së Poshtme”, ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh për ndërtimin e një stadiumi Olimpi me standarde ndërkombëtare.
Kjo ishte si pasoje e qeverise se Ramush Haradinajt që ishte në dorëheqje prandaj kishte vendosur që Stadiumin Kombëtar, ta zhvendos nga Bërnica e Prishtinës afër 30 km nga Prishtina, gjë qe nuk është as te diskutohet. Rrahagjoksët politik manipulim dhe humbje e miliona eurov në zhvendosjen e stadiumit nacional?
Rregullat ndërkombëtare janë që çdo stadium ta njeh ne bazë të qyteteve madhore e kryeqyteteve e jo nëpër fshatra siç është rasti i fshatit Koreticë qe nuk i përket zonës së Prishtinës!

Bërnica i takon kryeqytetit të Prishtinës i përshtatshëm edhe gjeografikisht, ma i sigurt ma normal për vendin tonë. Çka ka me lyp studioni në Drenicë kur një tifoz i futbollit për ta ndjekur një ndeshje duhet ti bëjë hiq me pak se 60 km vajtje ardhje.
Kuvendi i Kosovës e ka aprovua me ndërtuar në Bërnicë, e këta tjerët në 2017 e rrotulluan thanë jo duhet zhvendosur në Drenicë. E tash duhet ku kanë thënë me së pari Kuvendi i Kosovës ”.Fjalën e ka qeveria e Albin Kurtit tani .
Idenë për ndryshimin e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit, e konsiderohet tejet absurd. As kund në botë nuk ka qe kryeqyteti të ndërtoj një stadium të vetin jashtë lokacionit te vet. Ky thjesht është krim dhe skandal i llojit te vet, siç vepruan dhe e zhvaten Kosovën në shumë arterie . Rregullat ndërkombëtare janë që çdo stadium ta njeh ne bazë të qyteteve madhore e kryeqyteteve e jo nëpër fshatra siç është rasti i fshatit Koreticë qe nuk i përket zonës së Prishtinës!

Shpresoj sinqerisht qe ky projekt nuk do t’gjej mbështetje as nga UEFA.
Fatmirësisht Prishtina ka mjafte hapësirë rural,pikërisht ne atë zonë qe është përcaktuar më parë dhe stadiumi duhet sa më parë të filloj ndërtimin.
Vetvetiu te gjithë e dimë, se kjo u bë me qellim qe me u ulë rëndësia e kryeqytetit me çdo kusht dhe njëkohësisht te përfitoje Drenica një objekt madhor, kombëtar, infrastrukturor qe, ne një shtet dhe situate normale, do i takonte ekskluzivisht kryeqytetit.