Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka postuar një video në rrjetin social Instagram për Ditën Botërore të Mjedisit, ku ka shpjeguar se si qeset e plastikës janë të dëmshme për mjedisin. Kurti duke apeluar që qytetarët të keni kujdes, ka thënë se një qese e platiskës për tu zhbërë i nevojitet 500 vjet kohë. Sipas tij, Dita Botërore e Mjedisit nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur flitet për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.