Mbarimi i vitit shkollorë për disa nxënës qe i hidhur, ku bashkë me notat u taksuan edhe me një kosto. Ankesa të shumta të nxënësve në disa shkolla fillore dhe të mesme të vendit janë bërë përmes UNSHM-së. Ata denoncojnë se kujdestarët e klasave ju kërkojnë para për përgatitjen e dëftesave. Sipas Unionit të nxënësve të shkollave të mesme ky fenomen ndodh çdo mbarim të vitit shkollor dhe se autoritetet përkatëse nuk kanë ndaluar dëmtimet ndaj fëmijëve.

Unioni nxënësve të shkollave të mesme

“Shkolla e mesme mjekësore në Tetovë kërkon nga nxënësit 150-200 denarë për një dëftesë, ndërsa shkolla ekonomike në Tetovë kërkon një shumë prej 150 denarë për përgatitjen e dëftesës. Shkolla e mesme e Shkupit “Zef Lush Marku” i detyron nxënësit të paguajnë 100 denarë për dëftesë, dhe shkollën e mesme “Mirçe Acev” në Prilep 30 denarë për dëftesë. Ka dhe shumë shkolla të tjera që bëjnë abuzime.”

Sikur nxënësit ashtu edhe prindërit e quajnë skandaloze faktin se nuk është tarifa e vetme që u taksohet fëmijëve. Të tilla si sigurimi shëndetësor në rast të dëmtimeve në mësim janë faturuar për nxënësit edhe gjatë mësimit nga distanca kur nuk kanë qenë fare nëpër shkolla. Disa nga institucionet publike reaguan.

Nga drejtoria e njërës nga shkollat që janë ankuar nxënësit thonë se këto janë abuzime të kujdestarëve të klasave dhe se nuk kanë qenë në dijeni. Zëvendësdrejtor i Gjimnazit “Zef Lush Marku” Besim Limani, tha se fëmijët nuk duhet të paguajnë për shkak se arsimtaret marrin honorarë shtesë edhe për atë punë.

“Apeli ynë është që të mos paguajnë nxënësit sepse shkollimi fillor e i mesëm është obligator andaj të gjitha shpenzimet do të duhet ti marrin përsipër autoritetet. Shkolla merr përsipër edhe kujdestari për këto shërbime do të duhet ti plotësoj vet dëftesat në mënyrë manuale apo elektronike është çështje e tij.

Nga Ministria e Arsimit kumtuan se bëhet fjalë për raste të izoluara në disa shkolla të caktuara dhe se këto shkelje ligjore do ti procedoj Inspektorati shtetëror për arsim. Ata thanë se dëftesat janë të dhuruar falas nga Byroja për zhvillim të arsimit dhe se për plotësimin e tyre assesi nuk duhet të paguajnë nxënësit. Sipas nenit 3 të Ligjit për arsim fillore dhe nenit 3 të Ligjit për shkollim të mesëm, çdo fëmijë ka të drejtë për tu arsimuar pa pagesë në shkollat e shtetit.

Përgatiti: Adnan Qaili