Interneti përpos shumë punëve tjera, po përdoret edhe nga mashtruesit që mundohen tju vjedhin duke ju vënë në lojë kinse kanë paguar produktin që ju reklamoni për të shitur.

Aktivisti Lokman Musliu ka demaskuar këtë mashtrim dhe ju tregon se si të mbroheni.

Lokman Musliu në Facebook.:

❗️❗️❗️ KUJDES | ВНИМАНИЕ – AL \ MK

Nëse keni publikuar diçka në Pazar3 keni kujdes nga ky mashtrim.

Nëse dikush ju shkruan se është i interesuar të blej produktin tuaj, edhe ju dërgon link duke ju thënë se i ka dërguar të hollat nëpërmjet Pazar3, dijeni se diçka e tillë nuk është e mundur për momentin.
Ata mundohen të ju mashtrojnë dhe të ju marrin informatat e kredit kartelës. Assesi mos i shënoni informatat e kredit kartelës edhe pse faqja mund ta ketë dizajnin e njejtë si Pazar3.

Si ta dalloni?
Në linkun që ata u dërgojnë (fotoja poshtë), mund të vëreni se nuk është faqja zyrtare e pazar3.mk por mbaron me rec-item.pw, që në këtë rast është webfaqja fallco që mundohen të ju genjejnë.

Gjithashtu, asnjëherë mos besoni në linqet që ju dërgojnë në mesazhe edhe se duken të njejta, gjithmonë shkoni tek webfaqja zyrtare për ti konfirmuar dyshimet. Mashtrime të ngjajshme ndodhin edhe për të vjedhur profile në Facebook ose në rrjete të ngjajshme.

https://www.facebook.com/1407671659/posts/10226640532145302/