Pas disa shitjeve të parcelave të ndryshme që janë bërë në territorin e komunës së Vrapçishtit, dhe kohë më pare banorët e fshatit Vrapçisht edhe përmes protestave, kundërshtuan shitjen e pronave të fshatit, tani në shitje ka dal një parcel, që i përket fshatit Sanakos.

Parcela me numër 61/2, është nxjerr në shitje, pa mos informuar banorët e fshatit Sanakos, dhe jozyrtarisht mësojmë se disa të afërt të kryetarit Shabani, do të ndërtojnë vikend shtëpiza.