Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së dielës nga një krim i rëndë i ndodhur në familjen Vukaj në lagjen “Ndoc Mazi” ku vëllai dyshohet se ka vrarë motrën.

– Advertisements –

Policia tha se rreth orës 22:30 ka marrë me telefonatë në sallën operative një denoncim, sipas së cilit, Diana Vukaj, 58 vjeçe, prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit e saj.

Kontrolli rutinë në shtëpinë e familjes Vukaj ka zbuluar krimin e rëndë pasi Diana “është gjetur e pajetë, e vrarë me armë”.

Policia shoqëroi të vëllain Fabian Vukaj, 55 vjeç, i cili sipas shefit të komisariatit të policisë Shkodër Paulin Çupi “u gjet në rrethinat e shtëpisë në kushte depresioni dhe nën gjendje të alkoolit”.

Viktima raportohet të ketë qenë emigrante dhe se së fundmi ishte kthyer nga Gjermania.