Koment:Tetovasot

Ka disa ditë që opozita ka qenë e heshtur. BDI i mbajti në anth të gjithë, po aq edhe opozitën që heshti poashtu prej ditësh. Nuk e dinte çfarë ndodhë, gjë që i ndodhë shpesh . Madje qytetarët ishin sa aq kureshtarë me 5 qershorin, po aq edhe me heshtjen e opozitës që në fakt ajo duhej ti mbante në ankth qytetarët për veprimin e rradhës politik.

Por derisa vendi morri ngjyrën e stinës, krejt gjelbër, opozita të vetmen gjë kishte kundër reagimin. Gjithë mllefin e humbjes e zbrazi mbi fituesit e përhershëm, partinë shqiptare derisa BDI asnjë fjalë të vetme nuk tha sot për opozitën. BDI shpalosi diçka ndryshe si gjithmonë që i përket mbi të gjitha edhe risive dhe kreativitetit politik derisa këtë gjë nuk e ka dot kjo opozitë së cilës kësaj rradhe “armiku” i saj nuk kishte ngjyrën e kaltër të fitores por atë të gjelbërtën e shpresës.

Opozita tregoi se nuk ka kreativitet. Ajo madje nuk është më vetvetja sepse vjedhurazi hedh vështrimin te aleati i patreguar i tyre VMRO, mbase për tu dhënë një mënyrë si të veprojnë por që kanë frikë ta thonë haptazi bashkëveprimin me ta. BDI po të kishte aleanca të tilla do ta thoshte haptazi si gjithmonë, por BDI nuk shtypet me sustë nga askush tjetër, ajo është vetvetja. Madje sot opozita priste tjetër gjë nga surpriza e madhe politike e BDI-së, por doli ndryshe. BDI që u dha jetë, shpresë dhe barazi shqiptarëve, tashmë do që tu jap ajër, jetë, mirëqenie sociale dhe sa më shumë vende pune e dinjitet. Ky është dallimi dhe kjo është forca e partive të vërteta fituese.