Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se trajneri Ronado Koeman do vazhdojë të jetë në stolin e Barcelonës.

Presidenti Joan Laporta kishte dyshime për teknikun holandez, që ka edhe një vit kontratë të mbetur.

Sidoqoftë, Romano ka njoftuar se agjentët e Koeman kanë besimin se trajneri do qëndrojë në stolin e Barcelonës.

“Agjentët e Ronald Koeman kanë besimin që së shpejti do marrin dritën e gjelbër nga Barcelona për të qëndruar edhe një sezon tjetër si trajner i FCB. Koeman asnjëherë nuk planifikojë të largohet. Ai gjithashtu është i lumtur me transferimet e reja, Wijnaldum (marrëveshje e plotë) dhe Depay (bisedimet vazhdojnë)”, shkroi ai.