Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” Khloe Kardashian mesa duket sërisht ka pësuar krisje në marrëdhënien e saj me partnerin Tristian Thompson.

Ky i fundit e ka tradhëtuar atë 3 herë rradhazi dhe ditët e fundit në rrjet po qarkullon lajme se e ka bërë sërisht me Kimberly Alexander.

Kimberly ka shpërndarë sakaq një screenshot të një mesazhi që pretendon se ja ka dërguar Khloe ku shkruan fjalët ”Dëgjoni në këtë pikë unë me të vërtetë po…” dhe më pas nuk duken më fjalë të tjera.

“Mirror” ka kontaktuar me përfaqësuesit e Khloes dhe ata e kanë hedhur poshtë këtë ndodhi.

Akuzat e Kimberlyt filluar para një viti kur ajo ngriti një padi në lidhje me pranimin e atësisë të djalit 5 vjeçar, ku sipas saj i ati ishteTristian.

Aso-kohe rezulatati doli negativ dhe ajo sërisht vazhdoi me pretendimet se ai e ka falsifikuar këtë rezultat.

Edhe pse Khloe dhe Tristian i kanë kërkuar të heqi dorë, Kimberly vazhdon akoma me akuza të njëpasnjëshme drejt tyre.