Nga birra te kujdesi falas për fëmijët, presidenti amerikan Joe Biden po bën përpjekje të reja për rritur pjesëmarrjen në fushatën e vaksinimit, në mënyrë që të arrijë kuotën e 70 %te të rriturit deri në festën e Kombëtare të Pavarësisë në 4 korrik.

“E vërtetë, merrni një dozë, fitoni një birrë. Birrë falas për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 21 vjeç e sipër, për të festuar pavarësinë nga virusi”, tha Biden.

Deri më tani rreth 63 për qind e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë shërimin nga Covid një nga përparësitë e tij kryesore në muajt e parë të detyrës si president i SHBA-ve, pavarësisht “pasojave” që të vaksinuarit mund të kenë.

Strategjia për të terhequr sa më shumë njerëz drejt vaksinimit po përdoret nga shtete të ndryshme. Duke nisur nga nju jorku ku autoritetet po shpërndajnë patate të skuqura dhe hamburgerë dhuratë për njerëzit e vaksinuar, në Virxhinia Perëndimore, e cila po joshë amerikanët me cmime të tilla si; armë gjahu, bursa, kamiona apo kupona dhuratë.