Lëvizja BESA është e gatshme të koalicionojë me të gjitha partitë politike në vend, përveç se me VMRO-DPMNE-në.

Lideri i kësaj partie, Bilall Kasami në Click Plus tha se me partitë shqiptare do të pranonte të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale, nëse në ndonjë komunë rrezikohet të humbasë faktori shqiptarë.

“Ne kemi deklaruar edhe në të kaluarën, se jemi të gatshëm të mendojmë edhe ndryshe, vetëm që interesi i qytetarit shqiptar të jetë në plan të parë”, tha Kasami.

Ndërkaq me LSDM-në pret të marrë mbështetjen për kandidaturat e tyre në komunat shqiptare.

“Derisa kemi koalicion parazgjedhor, sigurisht se kemi komunikim për të një bashkëpunim edhe për zgjedhjet lokale”, tha Kasami.

Sa i takon VMRO-DPMNE-së, tha:

“VMRO-në ua lemë atyre. BESA nuk është aty.
Kujt atyre? LSDM-së dhe BDI-së?
“Atyre që e kanë deklaruar në publik se ndoshta janë në bisedime edhe për të koalicionuar edhe me VMRO-në në zgjedhjet lokale”.