Është shpërndarë në media edhe një video tjetër e kryegjygjtarës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit. E që disa nga videot gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafian dhe kokainën.

Në një tjetër video ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj, në shoqërinë e këngës së reperit Bardhi.

Ndryshe nga video e tjera kësaj here gjyqtarja e shoqëron edhe me gjeste të turpshme, ku nën ritmet e muzikës ajo ngre gishtin e mesit.

Po ashtu, është njoftuar se do të merret vendimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të paraqesë raportin e tij për shkeljet e konstatuara, pas nisjen së procesimit disiplinor të ndaj magjistrates, i iniciuar menjëherë pas bërjes publike të videove nga mediat shqiptare.