Ata që të parët duhet të marrin vaksinat sigurisht që duhet të jenë kategoritë e rrezikuara, por mjekët apelojnë që në kalendarin e imunizimit të përfshihen edhe e moshës 12 deri në 16 vjeç, siç po bëjnë tashmë shumë vende në botë. Aspasija Sofijanova, drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, rikujton se fëmijët janë bartës të një virusi që muton shumë lehtë, duke mundësuar kështu shfaqjen e llojeve të reja, pavarësisht përpjekjeve globale për të krijuar imunitet kolektiv përmes vaksinimit.

“Do të vijë dita kur do të fillojmë t’i vaksinojmë fëmijët nga mosha 12 deri në 16 vjeç, sepse kjo moshë mund ta kalojë më lehtë virusin, por janë bartës të Covid-19 dhe kjo në të ardhmen mund të ndikojë në shfaqjen e mutacioneve të reja. Pasi që të vaksinohen kategoria të e rrezikuar, ne duhet të mendojmë patjetër që edhe kjo moshë të futet në kalendarin e vaksinimit.”,- tha drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspasija Sofijanova.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve shpalosi synimin për t’u kthyer në qendër rajonale për trajtimin e të gjitha sëmundjeve, veçanërisht atyre specifike. Rol specifik në trajtimin e fëmijëve do të kenë departamenti i kujdesit intensiv dhe terapisë, departamentet e tjera ku trajtohen sëmundje të rralla dhe departamentet post-covid.