Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez është rikthyer me Ben Affleck dhe për këtë nuk ka më dyshime.

Dyshja janë kapur mat duke u puthur në publik, për herë të parë pas ribashkimit.

Ben dhe Jennifer janë fotografuar gjatë një darke në Malibu të dielën.

“Page six” shkruan se çifti ishin mbledhur bashkë me familjen e këngëtares për të festuar 50-vjetorin e motrës së saj.

Siç duket gjërat mes tyre kanë marrë një drejtim shumë serioz, ndonëse nuk ka shumë kohë që Jenniferi u nda nga Rodriguez.