Ambasadori slloven në BE, Iztok Jarc, për MIA-n deklaroi se zgjerimi dhe negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë nga vlera e madhe për kryesimin slloven me BE-në, e cila fillon më 1 korrik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ambasadori Jarc sot mbajti diskutim me gazetarët, ekspertët dhe diplomatët në Qendrën evropiane për politikë në Bruksel.

Ai theksoi se Sllovenia gjatë kryesimit të saj me BE-në do të vazhdojë të punojë në procesin e zgjerimit në BE sipas metodologjisë së re për negociata dhe shpreson se kjo do të ndihmojë të përforcohet perspektiva e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Jarc shtoi se është e mundur javën e ardhshme të bisedohet për marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në nivel të ambasadorëve (KOREPER), në prag të Këshillit për punë të përgjithshmme më 22 qershor në të cilin duhet të sillet vendim për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Për Slloveninë e rëndësishme është të promovohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe kuptohet të tejkalohet ngecja ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi shumë falënderues për punën diplomatike të Portugalisë në këtë pikpamje, dhe aq sa e di tema duhet të diskutohet javën e ardhshme në KOREPER”,deklaroi ambasadori i Sllovenisë në BE.

Ai shtoi se gjatë kryesimit slloven mbajtja e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbetet lartë në listën e prioriteteve sa të tejkalohet mosmarrëveshja.

“Shpresoj se konferencat ndërqeveritare do të mbahen sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi Jarc.