Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Millovan Bozinoviq tha se vendimi i Greqisë për të hapur zyrë ndërlidhëse në Kosovë është sinjal për të kuptuar se situata në rajon nga perspektiva e tyre po ndryshon, raporton Tanjug.

Ai vlerëson se “non-paper”-at ​​që u publikuan gjithashtu testuan se sa secila palë është e gatshme të dorëzohet dhe të pranojë ide të reja.“Zhvillimet e fundit nuk mund të na befasojnë, është diçka që është përgatitur psikologjikisht dhe politikisht për një kohë të gjatë, në fund të fundit. Administrata e Biden tha shumë hapur se do të shkojë në zgjidhjen e këtij problemi dhe nga perspektiva e tyre zgjidhja e problemit është e njohur tashmë: është një njohje e ndërsjellë”, tha Bozinoviq.Ai beson se ky është fillimi i aktiviteteve të presionit ndaj Serbisë dhe mbetet të shihet nëse Beogradi mund të shkojë përtej kornizave të caktuara që sipas tij janë përcaktuar shumë kohë më parë.

“Njohja e Kosovës si shtet i pavarur është thjesht jashtë diskutimit, ne kemi thënë shumë herë se duam një kompromis dhe një kompromis nuk mund të jetë për të përmbushur qëllimet e Prishtinës dhe pothuajse ta injorojmë tërësisht Serbinë”, tha ai.Ish-ambasadori serb vlerësoi se është përpara një aktivitet diplomatik dinamik, shumë i ndërlikuar, ndonjëherë dramatik, në të cilin do të përfshihet Serbia.Kur u pyet se si e sheh rolin e Gjermanisë, Bozinoviqc tha se beson që Gjermania aktualisht është e fokusuar me problemet e saj të brendshme.